Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kupa e Afrikës/ Kameruni nuk zhgënjen, mposht Komorros dhe kalon në çerekfinale

Kupa e Afrikës/ Kameruni nuk zhgënjen, mposht Komorros dhe kalon

Kameruni përmbush pritshmëritë dhe kualifikohet në fazën çerekfinale të Kupës së Afrikës, kompeticion në të cilin është edhe vend organizator. Përballë surprizës Komorros, luanët e panënshtruar të Afrikës triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1 me ndeshjen që u vendos nga dy yjet e sulmit të Kamerunit Toko Ekambi dhe Aboubakar.

Sfida e luajtur në Yaounde nisi në malore për Komorros, sepse sikur të mos mjaftonte që luante me një mbrojtës në portë, pas vetëm 7 minutash lojë qëndërmbrojtësi Abdou u ndëshkua me karton të kuq, me miqtë që luajtën për më shumë se 80 minuta me një lojtar më pak.

Për të zhbllokuar ndeshjen duhej një goditje gjeniale e sulmuesit të Lyon Toko Ekambi i cili realizoi në të 29-ën. Pas 70 minutash lojë Kameruni dyfishoi me Aboubakar që vulosi edhe kualifikimin e skuadrës së trajnerit portugez Coincencao.

Megjithatë edhe pse me 10 lojtarë, Komorros arriti të shënonte golin që ngushtoi shifrat me M’Changama në të 81-ën, por vetëm kaq për miqtë në këtë sfidë. Kameruni tashmë do të masë forcat me Gambian në çerekfinale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore