Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kumbulla i gatshëm për Roma-Milan, Interi shpreson në një hap fals

Kumbulla i gatshëm për Roma-Milan, Interi shpreson në një

Kryendeshja e kampionatit italian është ajo ndërmjet Romës dhe Milanit, një sfidë që luhet në mbrëmjen e së dielës. Kuqezinjtë që luajtën në mesjavë për Europa League kërkojnë të ruajnë ritmin për garën për titull për të mos lejuar shkëputjen e Interit që është katër pikë larg  tyre.

Romanistëve i rikthehet mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.  Më 14 shkurt Marash Kumbulla ndjeu shqetësime muskulore në stërvitjen e Romës dhe iu desh të linte skuadrën për të rikuperuar dëmtimi.

Ai është gati për trajnerin Fonseca në ndeshjen e kësaj mbrëmje me Milanin. Kujtojmë që Kumbulla ishte një nga lojtarët që shënoi në ndeshjen e kaluar në Milano që përfundoi në rezultatin 3-3.

Mbrojtësi është në listën e skuadrës, madje pritet të jetë në fushë nga minuta e parë, duke parë mungesat e shumta në repartin mbrojtës për kryeqytetasit.

Sipas mediave Zaniolo, Smalling, Santon dhe Dzeko mendohet se janë mungesat në kampin romanist.

Ndërsa te Milani do të mungojnë Mandzukicc. Sipas raporteve të fundit, Milani do të heqë kapitenin Alessio Romagnoli për përballjen me Romën, duke favorizuar Fikayo Tomorin.

Interi si kryesuese e kampionatit në ora 15:00 do të luajë ndaj Genoas. Zikaltërit kanë këto dy mungesa të rëndësishme, Hakimi dhe Sensi. Interi shpreson ndaj një hapi fals të Milanit, dhe me fitoren e sotme mund të zgjasë epërsinë e tij në krye të tabelës me Romelu Lukaku, Lautaro Martinez dhe Christian Eriksen. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore