Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kukësi i shkakton Tiranës humbjen e parë, Dinamo ndalet nga Egnatia

Kukësi i shkakton Tiranës humbjen e parë, Dinamo ndalet nga

Tirana pësoi humbjen e parë për këtë sezon, pasi u mund 2-1 në Shkodër nga Kukësi, që rikthehet tek fitorja.

Në “Loro Boriçi” skuadra e Diego Longos arriti që të marrë maksiumin ndaj bardhebluve, duke ngushtuar diferencën me kryesuesit e kampionatit në tre pikë. Merr fund dhe seria pa humbje për ekipin e Shehit.

Diego Longo i befasoi të gjithë me formacionin duke hedhur nga minuta e parë Domin dhe Gavazjan, të cilët luanin për herë të parë këtë sezon si titullarë në kampionat. Ndeshja u vendos me golat Milunovic dhe Basas për Kukësin, ndërsa Seferi nuk i mjaftoi Tiranës.

Dinamo dhe Egnatia nuk arritën të riktheheshin te fitorja në kampionat duke barazuar 1-1 mes tyre në Elbasan Arena në një sfidë shumë të luftuar në të cilën u akorduan 3 penallti, ndërkohë që edhe sistemi VAR u bë protagonist.

Egnatia gjeti epërsinë me Bruno Telushin me penallti pas 8 minutash lojë, por po me penallti u kundërpërgjigj Dinamo me Agim Ibraimin në minutën e 32-të. Në pjesën e dytë Edvan Bakaj tregoi dhe njëherë që është një specialist në pritjen e 11-metërshave duke ndalur Pedro Auguston me një superpritje, ndërkohë që sistemi VAR i anuloi një gol Allmuçës për një pozicion milimetrik jashtë loje.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore