Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Kujdes me holandezët, flini të qetë në Durrës”/ Tifozët e Lazios tallen me “armiqtë” e Romës para finales

“Kujdes me holandezët, flini të qetë në

Roma dhe Feyenoordin do të përballen të mërkurën në “Air Albania”, për të ngritur trofeun e parë të Conference League.

Në Tiranë priten të zbarkojnë mijëra tifozë italianë dhe holandezë, teksa ka paralajmërime dhe për trazira të mundshme, pasi marrëdhëniet mes dy tifozerive nuk janë aspak të mira. Vite më parë pati sherre dhe përplasje mes tyre, teksa ultrasit nga Roterdami e tepruan duke shkatërruar disa objekte arti historike të rëndësishme në kryeqytetin italian, aty ku nuk mungoi përpasja e dhunshme me policinë.

Pas shtatë vitesh do të takohen në Tiranë, tashmë në finalen e madhe të UECL. Një grup tifozësh të Lazios, rivali historik i verdhekuqve, kanë shpalosur një pankartë të madhe, aty ku thumbimi dhe ironia ndaj “armiqve” të përjetshëm nuk mungon.

“Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruajnë ultrasit bardhekaltër, duke e lidhur gjithçka me problemet në të kaluarën mes tifozëve të Romës dhe Feyenoordit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore