Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ku shkoi kriza?/ Barça një “uragan” në merkato, i “rrëmben” gjatë natës objektivin Chelsea-s

Ku shkoi kriza?/ Barça një “uragan” në merkato, i

Barcelona nuk ka të ndalur në këtë merkato me katalanasit që kanë zyrtarizuar deri më tani lojtarë si Lewandowski, Raphina, Kessie apo Christensen.

Presidenti Joan Laporta theksoi para disa ditëve se nënshkrimi i radhës do të ishte një mbrojtës dhe në fakt e ka mbajtur fjalën. Së fundmi, Barcelona ka arritur të gjejë marrëveshjen në parim me Sevillan për të transferuar në Camp Nou, Jules Kounde teksa lajmi është raportuar nga Gerard Moreno, i cili rrallëherë gabon kur vjen puna të Barcelona.

Në fakt, dukej sikur francezi ishte një hap larg Chelseat me Blutë e Londrës që  ofruan deri në 55 milionë paund për të bindur drejtuesit andaluzianë. Megjithatë, blaugranat kanë ndërhyrë dhe mesa duket kanë arritur t’i “rrëmbejnë” objektivin anglezëve duke i lënë duarbosh këta të fundit.

Ende nuk ka një shifër për të cilën Sevilla ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën, edhe pse duhet të bëhet fjalë për shumë para duke qenë se 23-vjeçari është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në qarkullim duke fittuar edhe grumbullimin me kombëtaren e Francës.

Klubi ishte në gjendje të vëhtirë financaiaer, por duket se marrëveshja e arritur me La Liga-n për shitjen e të drejtave televizive, i ka sjellë katalanasit në "shinat" e duhuura të finacave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore