
Kthehet në çështje: Përse Neymar nuk luan ndaj Barcelonës?
Ylli brazilian do të mungojë në përballjen ndaj ish-ekipit të tij, Barcelonës. Mungesa e tij është bërë çështje në mediat franceze, pasi ato po e akuzojnë brazilianin se sa herë që PSG ka përballje në arenën ndërkombëtare ai nuk është prezent.
Neymar nuk do të luajë për PSG kundër Barcelona këtë mbrëmje për shkak të një dëmtimi të pulpës që ai pësoi në ndeshjen e skuadrës së tij me Caen javën e kaluar.
PSG ka përjashtuar Neymar, duke njoftuar se ai nuk do të jetë në gjendje të kthehet në aksion për të paktën katër javë. Kjo do të thotë se braziliani do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit në Paris ndaj katalanasve.
Mediat shkruajnë se ai edhe mund të kthehet, edhe pse koha e rikuperimit është tejet e shkurtër. Neymar natyrisht është i shkatërruar për dëmtimin e tij. Duke shkruar në një deklaratë në Instagram ai shprehet se stili i tij i lojës së tij bën që të marrë faulla më shumë sesa shumica e lojtarëve.
“Trishtimi është i madh, dhimbja është e madhe dhe e qara është e vazhdueshme. Edhe një herë, për një farë kohe, unë do të ndaloj së bëri atë që dua më shumë në jetë, që është të luash futboll”, theksoi braziliani.
Ndërsa nuk mungojnë komentet e tij në lidhje me ato që e etikojnë si qaraman dhe që hidhet në fushë me një dëmtim të lehtë.
“Më trishton shumë që duhet të dëgjoj një lojtar, trajner, komentues ose çfarëdo dreqin që thotë 'ata me të vërtetë duhet ta godasin atë', 'ai rrëzohet shumë', 'qaramani', 'kalama tekanjoz' dhe të gjitha këto. Sinqerisht kjo më trishton dhe nuk e di se sa mund të rezistoj. Unë thjesht dua të jem i lumtur duke luajtur futboll. Asgjë tjetër”, shprehet braziliani.

Video/ United mposht Cityn dhe i jep fund rekordit, Solskjaer në delir
Historia e plotë >

Video/ Liverpool zhytet në krizë, Milan dhe Roma fitojnë
Historia e plotë >

Pas 10 vitesh, Rangers fitojnë kampionatin skocez
Historia e plotë >
Dita e dy derbeve në Angli dhe Spanjë
Historia e plotë >
Vetëm 18 vjeç dhe shënon golin e parë dhe i siguron fitoren Barcelonës
Historia e plotë >
Pas gabimit, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sekuestrimi i 16 mijë kile heroinë, si funksionon linja e trafikut të dr...
Historia e plotë >
Përçahet Nisma Thurje/ Shabani e promovoi një muaj më parë, doktori i nj...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >