Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kriza te Interi, tifozeria do kokën e Inzaghit! Ultrasit nuk janë dakord: "Ka gabuar por toleranca ka përfunduar"

Kriza te Interi, tifozeria do kokën e Inzaghit! Ultrasit nuk janë

Ultrasit e Interit kanë lëshuar një deklaratë duke bërë thirrje që skuadra të marrë përgjegjësinë pas fillimit të tyre zhgënjyes të sezonit. Zikalterit kanë humbur tre nga shtatë ndeshjet e tyre fillestare në Serie A këtë sezon, duke shtuar ketu edhe humbjen ne San Siro ndaj Bayern ne Champions!

Humbja e djeshme 3-1 ndaj Udineses ishte një shembull tjetër i kësaj krize loje, një humbje qe duhet llogaritur edhe si e merituar dhe pas nje dominimi nga ekipi bardhezi i cili edhe pas eurogolit te Barella me goditje denimi, luajti per ta fituar.

Në faqen e tyre në Facebook, ultrasit e Interit nga Curva Nord u kanë bërë thirrje lojtarëve që të marrin përgjegjësi për situatën dhe të mos fajësojnë tërësisht trajnerin Simone Inzaghi. “Ne jemi të bomba*rduar me kërkesa nga ‘tifozët e mediave sociale’ histerik që këndojnë lavdërimet e revolucionit… pas shpinës së të tjerëve (zakonisht tonat).

Realiteti, kur shikohet nga një perspektivë e përgjithshme, është shumë më kompleks se një “Inzaghi-out” i nxituar. “Pikë kyçe: Toleranca ka mbaruar; Trajneri sigurisht që ka bërë gabime, por… nuk ka justifikime për lojtarët të cilët, që nga kohe të shkuara, zhyten në këto situata duke vënë egon para grupit.

“Dhe kjo nuk është mirë për ne. Kur te kthehemi nga ekipet kombëtare, skuadra duhet te ndryshoje…. Të gjithë duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre. Ne luftojmë së bashku, dalim së bashku.”

Fillimi i ashpër i Interit do të thotë se ata aktualisht janë në vendin e 7-të në tabelën e Serisë A pas shtatë ndeshjeve hapëse, duke marrë 12 pikë nga katër fitore dhe tre humbje. Në Ligën e Kampionëve, humbën ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich, por siguruan një fitore ndaj Viktoria Plzen. Skuadra e Inzaghit do të duhet të paraqitet ndryshe kundër Romës më 1 tetor dhe Barcelonës më 4 tetor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore