Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kosova superfuqi në xhudo! Driton Kuka "arkitekti" që "veshi" Kosovën me 3 medalje ari

Kosova superfuqi në xhudo! Driton Kuka "arkitekti" që

Nora Gjakova është xhudistja kosovare triumfoi në "Antalya Grand Prix 2018" duke marrë medaljen e artë. Ajo ishte në finale me xhudisten koreane Kim Jundin, të cilën e mundi me ippon. Kjo është medalja e tretë që arriti të merrte Kosova në garë.

Fjolla Kelmendi u vlerësua me medalje të argjendtë pasi nuk ia doli të triumfonte kundër portugezes Catarina Costa. Ndërsa Distria Krasniqi rrëmbeu "Medaljen e Artë" në kategorinë 52 kg.

Shumë po flitet për sportistet por pak po shkruhet për "arkitektin" i cili i trajnon kampionet xhudiste të cilat po e veshin me medalje ari Kosovën. Emri i tij ësht Driton Kuka

Kush është Driton Kuka:

Driton Kuka është trajner i  xhudos se Kosovës, i lindur në Peje me 15 shtator1971. Pas pavarësimit te Kosovës është trajneri me i suksesshëm në sportin kosovar. Në klubin e xhudos Ippon nga Peja ka krijuar Kampionen Botërore për juniore Majlinda Kelmendin si dhe një numër te madh xhudistesh që kane prekur majat botërore në sportin Olimpik te judos.

Driton Kuka tashmë i takon elitës botërore të xhudos. Ai e ka shndërruar Kosovën në forcë evropiane të xhudos. Nxënësi e Kukës kanë tituj botërorë e evropianë. Një ndër xhudistet më të mira të karierës së tij janë : Majlinda Kelmendi , i ka dy tituj të botës e një të Evropës për seniorë, Nora Gjakova ka fituar medaljen e vetme të Kosovës në Lojërat Evropiane, Nora Gjakova ka fituar medaljen e vetme të Kosovës në Lojërat Evropiane poashte edhe Nora Gjakova ka fituar medaljen e vetme të Kosovës në Lojërat Evropiane , Distria Krasniqi, Akil Gjakova./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore