Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kosova merr barazim me vlera në Athinë, Aro Muric heroi i ‘Dardanëve’ ndaj Greqisë

Kosova merr barazim me vlera në Athinë, Aro Muric heroi i

Kosova ka marrë një barazim në Athinë kundër Greqisë, duke e mbyllur takimin me rezultatin 0-0.

Ndeshja e vlefshme për grupin 3 në Ligën C, shfaqi një Kosovë të disiplinuar në mbrojtje dhe të shpejtë disa herë në kundërsulme.

Minutat e para të ndeshjes ishin të qeta, duke bërë që të dyja ekipet të provonin forcën e secilit.

Në minutën e 17-të të ndeshjes, Herolind Shala prek në zonë një sulmues të Greqisë, ndërsa gjyqtari akordoi penallti. Anastasios Bakasetas gjuajti, por ishte Aro Muric që priti bukur penalltinë.

Kosova në minutën e 32-të bëri një zëvendësim të detyruar pasi Florian Loshaj i dëmtuar u largua për t’i bërë vend Anel Rashkajt.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë Kosova rriti nivelin e lojës, e kishte edhe raste të mira. Grekët tentuan deri në fund  të bëjnë më shumë, por sulmet e tyre ishin pa rezultat. Në fund Kosova mori një barazim me vlera për të ardhmen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore