Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para duelit ndaj Çekisë, dyshime mbi formacionin

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para duelit ndaj

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit pasditen e së hënës në stadiumin “Generali ?eská pojiš?ovna Arena” të Pragës, aty ku të martën në mbrëmje do të luajë miqësoren me Republikën Çeke, që nis në ora 20:15.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore, ndryshe nga një ditë më parë, dhe të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë në ushtrimet kryesisht taktike nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja.

Tekniku ka bërë testime me lojtarët e grumbulluar sa i përket skemave dhe formacioneve të mundshme përgjatë rreth 90 minutave, që ishte edhe kohëzgjatja e seancës.

Nuk ka deri më tani probleme fizike për asnjë nga lojtarët që janë aktualisht me Kombëtaren në Pragë dhe grupi në dispozicion pritet të jetë i plotë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore