Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Koeman “thumbon” Laportan: Te jetë më i kujdesshëm, falë meje Barça ka të ardhme

Koeman “thumbon” Laportan: Te jetë më i kujdesshëm,

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nëpërmjet një interviste dhënë për një televizion të vendin e tij (NOS) përfitoi nga rasti për t’i dërguar një mesazh të ri Joan Laportas, i cili publikoi detaje nga kontrata e holandezit.

Koeman, marrëveshja e të cilit me Barçën përfundon në fund të këtij sezoni, siguroi se marrëdhënia e tij me presidentin “blaugrana” është përmirësuar kohët e fundit, por pranoi se nuk i pëlqente të fliste për kontratën e tij dhe për punën e tij me ekipin.

“Marrëdhënia ime me Laportan është përmirësuar, por javën e kaluar ndodhi diçka që mendoj se nuk është e drejtë. Unë po sugjeroja që trajneri nuk ka të gjithë fuqinë. Ai foli shumë dhe nuk ishte i kujdesshëm në dy raste. Kjo mund të bëhet privatisht. Më pëlqen kur një president angazhohet dhe bën pyetje, vetëm se kjo nuk duhet të ndodhë në shtyp. Ky ishte problemi. Ky klub do të jetë gjithmonë i mirë. Pyetja është, a mund të kthehesh në nivelin për të fituar Championsin dhe të jesh më i miri në Spanjë për disa vite rresht?”

Trajneri i Barçës, megjithatë, siguroi në të njëjtën intervistë se, pas gjithçkaje që ndodhi verën e kaluar, ndjeu besimin e të gjithë lojtarëve të Barçës:

“Duke filluar nga presidenti, kam ndjesinë se të gjithë ishin plotësisht pas meje. Lojtarët, pjesa tjetër të stafit dhe anëtarët e tjerë të bordit.”

Koeman pranoi se dëshiron të qëndrojë në krye të Barcelonës edhe pas përfundimit të sezonit.

“Jam i hapur për të qëndruar, po kaloj një kohë të mirë. Falë meje, ky klub ka një të ardhme.”

Koeman shpjegoi në fund se Barçës do t’i duhen dy vjet për të qenë në gjendje për të konkurruar me klubet me të fuqishme (Chelsea, Manchester City etj.), prandaj duhet t’u japë mundësinë futbollistëve të rinj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore