
Koeman: Kjo skuadër di të vuajë, fitojmë ndeshjet e mbetura dhe titullin
Një gol i Ousmane Dembele në minutën e 90’ të ndeshjes i mjaftoi Barcelonës për të triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Valladolidit në “Camp Nou” dhe të ngjitet në vendin e dytë të renditjes me vetëm dy pikë më pak se Atletico e Madridit që kryeson.
Katalanët kanë regjistruar 6 fitore radhazi në kampionat dhe kanë rikuperuar ndjeshëm terren, duke qenë se pak javë më parë askush nuk i llogariste si kandidatë për të fituar titullin, ndërsa trajneri Koeman u shfaq mjaft entuziast për paraqitjen në ndeshjen ndaj Valladolid. “Ishte një ndeshje e vështirë, si të gjithë takimet që luhen menjëherë pas grumbullimeve të përfaqësueseve. Megjithatë skuadra këmbënguli deri në fund për të gjetur fitoren dhe ia dolëm të shënojmë një gol me mjaft vlera”, u shpreh trajneri holandez.
Të shtunën në mbrëmje Barcelona do të jetë mysafire në Madrid, për t’u përballur me Realin e vendit të tretë, në një “El Classico” speciale, ndërsa Koeman është optimist që katalanët mund të fitojnë të gjithë ndeshjet e mbetura dhe të ngrenë lart titullin kampion.
“Ka ndeshje ku gjithçka shkon mirë dhe shënon shumë gola, por ka të tjera kur duhet të dish të vuash dhe të presësh mundësinë tënde. Kjo ndaj Valladolidit ishte një prej tyre, ku pavarësisht vështirësive, skuadra nuk u dorëzua për asnjë moment deri sa gjeti golin e fitores. Kjo skuadër me bind dhe besoj se mund të fitojmë të gjithë ndeshjet e mbetura, për të ngritur lart titullin kampion më pas”, deklaroi Koeman.

Habit McGregor: Po mendoj të blej Manchester Unitedin
Historia e plotë >
Klopp e Guardiola sulmojnë Super Ligën: Janë vrarë kriteret bazë të sportit
Historia e plotë >
Pioli shmang komentet për Super Ligën dhe konfirmon objektivin e Milanit
Historia e plotë >
Efekti i Superligës, Ed Woodward jep dorëheqjen nga Man.United
Historia e plotë >
Bayerni një fitore larg titullit, mposht Leverkusenin për 13 minuta
Historia e plotë >
Uzuni shënon 2 gola dhe shpallet kampion Hungarie
Historia e plotë >
Presidenti i Juventus Andrea Agnelli jep dorëheqjen? Reagon klubi
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




