Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Klubi në kaos! Nga reduktim pikësh, tek rënia nga kategoria, çfarë rrezikon Juventus pas dorëheqjes së drejtuesve

Klubi në kaos! Nga reduktim pikësh, tek rënia nga kategoria,

Klubi italian i futbollit, Juventus, është përfshirë sërish nga skandali, teksa mbrëmjen e djeshme 10 drejtues, përfshirë presidentit Andra Agnelli, dhanë dorëheqjen.

Numri 1 i bardhezinjve dhe 10 personat e tjerë dhanë dorëheqjen pas kontestimeve të shumta që ka pasur nga agjencia “Consob” në lidhje me plusvalencat (rritjes fiktive të vlerës së lojtarëve) si dhe për pagat e futbollistëve në sezonet 2019-2020.

Për këtë arsye personat e përfshirë në hetim kanë vendosur të bëjnë një hap pas dhe të largohen nga klubi. Por tani çfarë rrezikon Juventusi?

Nëse nga dokumentet e prokurorisë së Torinos dalin përgjime ose elementë që vërtetojnë shkelje atëherë te “Zonja e Vjetër” do të ketë pasoja dhe mund të shkojë në Gjykatën Federale.

Nga gjoba te zbritja e pikëve te rënia në kategoritë inferiore janë rreziqet nëse faktohen falsifikimi i dokumenteve të kontabilitetit apo administrative ose të ndonjë aktiviteti tjetër të paligjshëm të Juventusit.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me çështjen e pagave.

Nëse torinezët do të binin në kategoritë inferiore, kjo do të ishte hera e dytë që klubi italian dënohet në këtë formë, duke pasuar sezonin 2006-2007, pas zbulimit të skandalit me trukimet e ndeshjeve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore