Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Klubi i Romës shitet për 700 milionë dollarë, ja kush është pronari i ri

Klubi i Romës shitet për 700 milionë dollarë, ja kush

Pas muajsh të tërë negociatash, më në fund është arritur marrëveshja dhe Roma do të ketë një pronar të ri që prej ditës së sotme, i cili do të jetë miliarderi 55-vjeçar amerikan, Dan Friedkin, lëvizje kjo që ka rritur vlerën e aksioneve të klubit verdhekuq me +4 pikë në bursë.

Pallotta kishte refuzuar një ofertë të rishikuar prej 575 milion € nga Friedkin në maj dhe kishte punuar me bankierë në Goldman Sachs për të kërkuar ofertues alternative, sipas njerëzve të njohur me negociatat.

Por të enjten, klubi njoftoi se ishte arritur një marrëveshje prej 591 milion €, me transaksionin që pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

Sipas kushteve të marrëveshjes me para cash, Friedkin Group do të fitojë 86.6 përqind të kontrolluar nga grupi ekzistues i pronësisë së klubit.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi i Romës nëpërmjet një komunikate të shpërndarë në faqen zyrtare, ndërsa ndryshimi i pronësisë vjen në ditën që verdhekuqtë do të përballen me Sevillan në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Europa Leagues.

Pas njoftimit në CONSOB, Jim Pallotta, presidenti i AS Roma, tha: "Unë jam i kënaqur të konfirmoj që kemi arritur një marrëveshje me Grupin Friedkin për shitjen e AS Roma. Mbëmë i kemi nënshkruar dokumentet dhe në ditët në vijim do të punojmë së bashku për të përfunduar rrugën zyrtare dhe ligjore që do të çojë në ndryshimin e  pronësisë të Klubit. Gjatë muajve të fundit, Dan dhe Ryan Friedkin kanë treguar përkushtim total dhe dëshirë për të përfunduar këtë marrëveshje dhe për të drejtuar pozitivisht klubin . Jam i sigurt se ata do të jenë pronarë të shkëlqyeshëm të së ardhmes për Romën".

Dan Friedkin, Kryetar dhe Drejtor i Përgjithshëm i Grupit Friedkin tha, "Ne të gjithë në Grupin Friedkin jemi të kënaqur që kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për t'u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi emblëmë. Ne nuk mund të presim për të mbyllur blerjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të bëhemi pjesë e familjen së klubit të Romës".

Dan Friedkin është pronari i “Friedkin Group” dhe “Gulf States Toyota Distributors”, dhe pasuria e tij llogaritet të jetë më e madhe se 4 miliardë dollarë, ndërsa për të blerë aksionet e klubit verdhekuq, ka paguar një shifër prej 591 milionë eurosh.

Merr fund kështu pas 9 vitesh, epoka e amerikanit tjetër James Pallotta, i cili ka pasur pronësinë e klubit verdhekuq që prej 2011-ës, por që nuk ka arritur të fitojë asgjë me skuadrën dhe është përballur shpesh me zemërimin e tifozëve.

Klubi i Romës shitet për 700 milionë dollarë, ja kush

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore