Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Klopp sulmon City-n dhe Chelsea-n për milionat në merkato: Janë pronë e oligarkëve dhe shteteve

Klopp sulmon City-n dhe Chelsea-n për milionat në merkato: Janë

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka shpërthyer në akuza ndaj rivalëve të tij, të Manchester City dhe Chelsea.

Duke iu referuar shpenzimeve marramendëse, Klop flet se dy klubet janë pronë e shteteve dhe oligarkëve.

Deklaratat, trajneri i “The Reds” i bëri në një intervistë për “BBC 5 Sport”.

 “Sot jetojmë në një botë që ka shumë pikëpyetje. Për disa klube që janë pronë e shteteve apo të oligarkëve, duket se nuk ka rëndësi fare fakti që e ardhmja është e paqartë”.

Deri tani, Manchester City dhe Chelsea kanë shpenzuar respektivisht 80 milionë euro dhe 223 milionë euro me blerje.

Liverpool ka shpenzuar vetëm 13 milionë euro për mbrojtësin e majtë grek Konstantinos Tsimikas, i blerë nga Olympiakos, një shifër modeste krahasur me dy rivalët.

Ne jemi një klub ndryshe. Arritëm finalen e Champions League para dy vitesh, e fituam para një viti dhe sezonin pasardhës fituam Premier League pikërisht duke qenë ky klub që jemi. Nuk mund të ndryshojmë brenda ditës dhe të themi “duam të sillemi si Chelsea”. Nuk mund të blesh 11 lojtarët më të mirë në botë dhe të presësh që javën tjetër të luajnë futbollin më të bukur në botë. Duhet punë në stërvitje. Edhe ne duam të përmirësohemi, të kemi grupin më të mirë të lojtarëve, por ka mënyra të ndryshme për ta arritur këtë”, u shpreh Klopp.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore