Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Klopp e Guardiola sulmojnë Super Ligën: Janë vrarë kriteret bazë të sportit

Klopp e Guardiola sulmojnë Super Ligën: Janë vrarë kriteret

Nëse Pirlo dhe Pioli iu shmangën komenteve për krijimin e Super Ligës, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me trajnerët e klubeve angleze, Liverpool e Manchester City, gjithashtu pjesë e 12 ekipeve nismëtare të këtij projekti.

Tekniku gjerman i Liverpoolit deklaroi se Champions League është një produkt fantastik, që të ofron kundërshtarë të ndryshëm në vite të ndryshme, teksa theksoi se shpreson që Super Liga të mos krijohet kurrë.

“Unë uroj që Super Liga të mos ndodhë kurrë. Me Champions dhe Europa League ne kemi tashmë një produkt perfekt. Champions League është një Super Ligë që të ofron përballje me kundërshtarë të ndryshëm në vite të ndryshme. Nuk besoj se njerëzit duan të shohin për 10 vite me radhë përballjen mes Liverpoolit dhe Realit të Madridit”, deklaroi Klopp.

Në të njëjtën linjë me trajnerin gjerman, ishte edhe tekniku spanjoll Pep Guardiola, i cili tha se respekton vendimin e drejtuesve të Manchester City-t, por është plotësisht kundër nismës për krijimin e këtij kompeticioni.

“Unë mbështes klubin tim dhe dua të rri gjatë këtu, por natyrisht që kam mendimin tim. Fillimisht dua që komiteti i kësaj lige të shpjegojë se mbi çfarë kriteresh u zgjodhën këto 12 klube. Pse duhet të mbetet jashtë Ajaxi që ka fituar disa herë Ligën e Kampionëve? Sporti nuk është më sport, nëse nuk ekziston raporti mes dështimit dhe suksesit. Sporti nuk është më sport, kur fitorja është e garantuar dhe nuk është më sport, kur nuk të bëhet vonë nëse humb në fushë”, u shpreh Guardiola.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore