Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kjo foto “bie erë” profecie... Messi dhe Antonella e dinin që më 2019 triumfin në Botërorin e Katarit?!

Kjo foto “bie erë” profecie... Messi dhe Antonella e dinin

Pas 36 vitesh pritje, fitorja e Argjentinës në Kupën e Botës tashmë ka marrë konotacione thuajse magjike. A është e mundur që një foto e tri viteve më parë të bëhet sërish “virale”? Po, sepse “Selección” i Messit ia ka dalë me këtë sukses.

Nuk flitet vetëm për këtë në Argjentinë, por në internet dhe rrjetet sociale po përhapet sërish një postim i vjetër i bashkëshortes së “Pleshtit”, Antonela Roccuzzo, tashmë e konsideruar si një lloj parashikuesje.

Më 17 korrik 2019, Antonela postoi një foto në Instagram teksa përqafonte Messin në ujërat e kristalta të plazhit në Antigua dhe Barbuda, në Karaibe. Megjithatë, tri yjet e detit të pozicionuar përballë tyre në shtratin e detit “vodhën” shfaqjen.

Po, po, tri yje si ata me të cilët tani Argjentina mburret në stemën e saj për fitimin e tri Kupave të Botës më 1978, 1986 dhe 2022. Një imazh, pa dashje, parandjenjë dhe që sot i jep atij postimi një qasje magjike. Më poshtë komentet janë të shumta: “Gjithmonë e dinin”, “Pritej”. Një rastësi që në mënyrë të pashmangshme “bie erë” profecie.


Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore