Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Kisha një mision të qartë”/ Futbollisti i njohur ndërpret karrierën për t’i dhuruar mëlçinë nënës së tij

“Kisha një mision të qartë”/ Futbollisti i njohur

Futbollisti Robert Peric-Komsic ka ndërprerë karrierën për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij, e cila prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe rikuperimi. Falë Zotit, të dy jemi mirë tani dhe mamaja ime më në fund ka një jetë të re pas 13 vitesh mundimesh të vështira”, u shpreh ai, shkruan Top Albania Radio.

Më tej futbollisti, i cili luan për “Cibalia”, në kampionatin kroat, shton:

“Kisha një pasqyrë të qartë të rrezikut, por në atë moment as që e mendoja karrierën time futbollistike. Kisha një mision të qartë, ta bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte dytësore”. 

Sipas mjekëve, Robert Peric-Komsic i duhen disa muaj rikuperim dhe më pas mund të rikthehet sërish në fushën e blertë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore