Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kimmich i bashkohet belgut De Bruyne në luftën kundër menaxherëve

Kimmich i bashkohet belgut De Bruyne në luftën kundër

Në kohën kur Mino Raiola ka ndërmarrë një turne nëpër Europë për të kuptuar se cilat klube janë të gatshme për të bëra çmendurira për klientin e tij, Erling Haaland, disa lojtarë preferojnë t’i përfaqësojnë vetë interesat e tyre.

Kevin de Bruyne, mesfushor i Manchester City-t, ra dakord për rinovimin e kontratës me Citizens deri në vitin 2025 pa ndihmën e asnjë përfaqësuesi. Më i fundit që u bashkua me këtë rreth të ngushtë lojtarësh të pavarur është edhe futbollisti i Bayernit, Joshua Kimmich.

Siç zbulohet nga gazeta gjermane “BILD”, futbollisti i kombëtares gjermane ka marrë vendimin që tani e tutje të heqë dorë nga shërbimet e agjencisë së tij, duke preferuar bisedimet e drejtpërdrejta në të ardhmen.

“Është një vendim që unë mora vitin e kaluar,” citohet të ketë thënë Kimmich. Ndryshe nga De Bruyne, i cili u nda me përfaqësuesin e tij Patrick De Koster, pasi u akuzua për pastrim parash dhe falsifikim të dokumenteve, lojtari i Bayernit ka arsye të tjera.

“Kam vendosur të mos përfaqësohem nga askush, por nga vetja ime, sepse dua të mbroj vlerat e mia dhe pikëpamjet e mia edhe më shumë dhe të mbaj lart përgjegjësinë time personale. Jam gjithashtu i bindur mund ta përfaqësoj më mire veten para të tjerëve”, – theksoi Kimmich.

Ish-përfaqësuesit e tij tashmë i kanë filluar bisedimet e para me Bayernin me rastin e rinovimit të kontratës së tij (skadon në 2023), detyrë për të cilën, tani e tutje, do të kujdeset vetë Kimmich. Qëllimi i Kimmich është të ngjitet në shkallën e pagave të “yjeve” bavarezë si Lewandowski, Müller opo Kapiten Neuer. Ai kërkon të përfitojë një pagë bruto mbi 15 milionë euro në vit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore