Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Këtë herë nuk zhgënjen/ Inter “rrëmben” 3 pikët e para në Champios, debuton dhe Asllani

Këtë herë nuk zhgënjen/ Inter “rrëmben” 3

Interi bëri detyrën në Champions League duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 kundër Viktoria Plzen dhe pret rezultatin e përballjes Bayern Munich-Barcelona.

Edin Dzeko ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 20-të, me një goditje diagonale brenda zonës. Zikaltrit u munduan ta shënojnë edhe golin e qetësisë në pjesën e parë.

Gjërat u bënë më të lehta për Interin në pjesën e dytë, sidomos pas daljes me karton të kuq të Buchas, pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Barella. Inferioriteti numerik do jepte efektin e vet, pasi goli i dytë do vinte nga Skriniar në minutën e 71-të.

Në fundin e sfidës pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që debuton në Champions League.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore