Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kategoria Superiore/ Teuta merr vendin e parë, Vllaznia e Partizani ndahen në 'paqe'

Kategoria Superiore/ Teuta merr vendin e parë, Vllaznia e Partizani ndahen

Dy beteja për kreun e tabelës kishte parashikuar kalendari i Kategorisë Superiore në javën e 26 të saj, ku në përfundim të 90 minutave sollën një një kryesues të ri të kampionatit shqiptar të futbollit.

Teuta fitoi me rezultatin 1-0 takimin përballë Laçit, për të marrë vendin e parë në renditje me pikë të barabarta me Vllazninë. Një gol i Bregut në minutën e 77 zhbllokoi takimin përballë kurbinasve që tashmë renditen të tretët.

Vllaznia me Partizanin ishte ndeshja tjetër e kësaj javë që konsiderohej si një betejë për vendin e parë. Takimi u mbyll pa gola 0-0 dhe ky barazim i dha dorën Teutës për t’u renditur e para.

Ndeshja pati shuma pak raste shënimi dhe të dy ekipet më shumë u mbrojtën dhe u përpoqën të përfitonin nga ndonjë gabim i mundshëm i kundërshtarit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore