Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kampioni i Botës ndërroi jetë në dhjetor, amaneti i veçantë që la për fëmijët

Kampioni i Botës ndërroi jetë në dhjetor, amaneti i

Të premten, në 9-vjetorin e lindjes, vajza e vogël e Paolo Rossi-t, kampion me Italinë në Botërorin e Spanjës në vitin 1982 mori një buqetë me lule të shoqëruara me pusullën me urimin: “Urime Princeshë! Me të gjithë dashurinë time të përhershme! Babai!”.

Fitues i Topit të Artë dhe simboli i sakrificës së Kombëtares italiane në atë botërore, Paolo Rossi ndërroi jetë në 9 dhjetor 2020 për shkak të një tumori. Ishte 64 vjeç.

Mes amaneteve që la pas, tregon sot bashkëshortja e tij Federica, ishte edhe një kërkesë e veçantë.

“T’u dërgoja fëmijëve buqeta me aq trëndafila të kuq sa vite mbushin për çdo ditëlindje. Më kërkoi që këtë ta bëjë përgjithmonë, përsa kohë që unë të isha gjallë, ditëlindje pas ditelindjesh”, tregon Federica.

Kështu ndodhi edhe të premten që kaloi.

“Kur mori dhuratën e babait të saj, vogëlushja u përlot, më përqafoi dhe kërkoi që të mbante lulet pranë përgjatë të gjithë festës”, thotë ajo më tej.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore