Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Kampion Europe falë teje", mesazhi prekës i Smajlajt për profesor Vilin

"Kampion Europe falë teje", mesazhi prekës i Smajlajt

"Një lajm i trishtë për mua sot, për ndarjen nga jeta e trajnerit tim të dashur, Vildan Tufit. Njeriu i cili më mësoj e më rriti me frymën e të qenurit talent në atletike, ai i cili besoj te unë edhe në ditët më të vështira, ai që më bëri Kampion Europe e me dha medaljen e parë të artë në historine shqiptare".

Kështu shkruan kampioni shqiptar Izmir Smajlaj pasi ka mësuar për ndarjen nga jeta e trajnerit dhe profesorit të mirënjohur të qytetit të Shkodrës, Vildan Tufi.

Profesor Tufi u nda sot nga jeta, në moshën 75-vjeçare. Trajneri dhe profesori i mirënjohur shkodran vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. I lindur në Shkodër më 14 prill 1945 në Shkodër, “profesor Vili” ia përkushtoi jetën Atletikës duke trajnuar kampionë të mëdhenj kombëtarë, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë.

Më herët, lidhur me këtë vdekje të hidhur reagoi edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në qershor të këtij do e dekoronte me titullin “Mjeshtër i Madh”.

"Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh. Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu. Me mirënjohje e respekt do ta kujtojmë Profesor Tufin për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin, larg rreziqeve sociale dhe veseve. Familjes Tufi, atletëve, bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbarë komunitetit të dashur të Shkodrës ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje që na tronditi sot të gjithëve! I paharraruar kujtimi i Profesorit Vildan Tufi!
U prehtë në paqe!", do të shkruante presidenti.

"Kampion Europe falë teje", mesazhi prekës i Smajlajt

Postimi i Izmir Smajlaj

Nje lajm i trishte per mua sot, per ndarjen nga jeta e trajnerit tim te dashur Vildan Tufit.

Njeriu i cili me mesoj e me rriti me frymen e te qenurit talent ne atletike, ai i cili besoj te une edhe ne ditet me te veshtira, ai qe me beri Kampion Europe e me dha medaljen e pare te arte ne historine shqiptare. Do ta ndjej mungesen tende cdo dite, do me mungojne keshillat e tua te sportit e jetes, e do me mungojne te qeshurat tona pasi per mua nuk ishe vetem trajner e mesues!

Je dhe do jesh i paharruar perjete!

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore