Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ka jetë pas të 30-ve! Ronaldo si vera e mirë, po “plaket” duke thyer çdo rekord

Ka jetë pas të 30-ve! Ronaldo si vera e mirë, po

Cristiano Ronaldo e tha vetë dy vjet më parë, ai është një “bishë e vërtetë”. Kjo dëshmohet qartë edhe sot, pasi Ronaldo vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme, pavarësisht viteve që kalojnë.

Teksa lojtarët e moshës së tij bien shpejt dhe drejtohen për të luajtur në Kinë ose në Lindjen e Mesme, Ronaldo nuk di të ndalet.

Në fakt mund të thuhet me plot gojën se Ronaldo është më i mirë pasi mbushi 30 vjeç. "Unë jam një atlet tjetër, një person tjetër me një mendje tjetër," i tha ai France Football në 2018, kur arriti rekordin e 100 golave.

Për këtë ra dakord edhe stafi mjekësor i Real Madrid në atë kohë, para se ai të largohej në 2018: “Ronaldo ka trupin dhe energjinë e një 23-vjeçari”.

Shpejtësia e tij që “verboi” Manchester United dhe vitet e para me Real Madrid, nuk është më aspekti i tij më i fortë. E megjithatë, ai nuk ndalet nga objektivat që ka, për të qenë gjithmonë në super formë.

Kolegët dhe menaxherët nuk ndalin me superlativat për fituesin e Topit të Artë. Bosi i Portugalisë, Fernando Santos mbeti i befasuar nga Ronaldo.

“Çfarë mund të them më shumë? (Santos qesh) “Një skuadër që ka më të mirin në botë nuk mund të jetë më mirë pa më të mirin në botë”, u shpreh ai.

“Ronaldo vazhdon të thyejë rekord pas rekordi dhe kur të gjithë mendojnë se ka përfunduar, Ronaldo u tregon të gjithëve se ka më shumë rekorde për të thyer. Ai ushqehet me këtë ide”, shtoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore