Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Juventusi zyrtarisht në krizë / Vetëm një pikë në tre ndeshje, Napoli fiton me përmbysje

Juventusi zyrtarisht në krizë / Vetëm një pikë në

As zgjedhja për të lënë pa grumbulluar të gjithë grupin e lojtarëve amerikano-latinë nën arsyetimin se ishin të lodhur nga angazhimet me kombëtaret dhe as aktivizimi i Locatelli-t në qendër të mesfushës nuk e shpëtuan Max Allegrin nga humbja e dytë në tre ndeshjet e para të këtij sezoni të Serisë A.

Bardhezinjtë u mundën 2-1 nga Napoli, megjithëse kaluan të parët në avantazh. Morata krijoi mirazhin se kjo do të ishte sfida e kthesës vendimtare, kur Morata shënoi që në minutën e 10 dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Napoli mori gradualisht në dorë frenat e lojës, duke dominuar mesfushën, që edhe këtë herë për Juventusin shfaqi defektin e zakonshëm; inekzistencën e lidhjes me mbrojtjen dhe sulmin.

Politano barazoi në minutën e 57 ndërsa Koulibaly gjeti golin e fitores për Napolin në minutën e 85-të.

Me këtë rezultat, Juventusi ka vetëm një pikë në tre ndeshjet e para të Serisë A, të marrë në barazimin e ndeshjes hapëse me Udinezen. Dy ndeshjet që kanë pasuar, është mundur nga Empoli në shtëpi 0-1 dhe nga Napoli në transfertë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore