
Juventusi ul me këmbë në tokë Milanin, i shkakton humbjen e parë sezonale
Juventusi ka fituar në “San Siro” derbin ndaj Milanit me rezultat 3-1, duke u shkaktuar humbjen e parë sezonale kuqezinjve.
Ndeshja e vlefshme e javës së 16-të nisi më mirë për Zonjën e Vjetër që kishte më shumë raste.
Fillimisht Federico Chiesa qëlloi shtyllën në minutën e 16-të, që ishte një paralajmërim se golin ishte rrotull.
Pas vetëm dy minutash, Juventusi gjen golin pas një aksioni të bukur të Paulo Dybalas dhe Chiesas, ku ky i fundit shënoi për 1-0.
Edhe pse kishte raste nga të dy skuadrat, goli i dytë erdhi në minutën e 41-të.
Një kundërsulm i bukur i Milanit u kthye në gola nga Davide Calabria (1-1), rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Juventusi e ktheu epërsinë në minutën e 62-të të ndeshjes, kur përsëri Dybala dhe Chiesa bashkëvepruan. Italiani gjuajti bukur për të mposhtur Gigi Donnaruman për 2-1.
Kur pritej që Milani të kthehej në lojë, Juventusi filloi të përfitojë nga kundërsulmet. Disa minuta më vonë, Zonja e Vjetër gjeti golin e qetësisë.
Dejan Kulusevski me një aksion individual futet në zonë dhe pason për McKennie që shënoi për 3-1.





Mungon vetëm zyrtarizimi, Tirana zgjedh trajnerin e ri
Historia e plotë >
Habit shqiptari që u shpall kampion bote në arte marciale: Punoj kamarier!
Historia e plotë >


Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet dokumenti/ Ja tre opsionet e zgjidhjes së Kosovës nga SHBA e BE...
Historia e plotë >
Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Durrësi tronditet nga 45 tërmete, sizmologu: Jo panik, vijojnë pasgoditjet 26 Nëntorit

Studimi më i madh i kryer për pasojat e koronavirusit, simptomat që mbeten pas shërimit

Shifrat e larta të Covid-19/ Tomini: Jemi herët për një mbyllje gjeografike apo kombëtare
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

