
Juventusi në prag të fortunës nga hetimet! Moggi zbulon dënimin: Rrezikon të...
Skuadra italiane e Torinos, Juventus duket se nuk do të ketë ditë të mira përpara.
Pas 8 fitoreve radhazi erdhi nënshtrimi i bujshëm 5-1 nën goditjet e Napolit kryesues. Por përveç fushës, te Juventus vijon të shqetësojë hetimi i Prokurorisë Publike të Torinos. Prisma ka në shënjestër manovrën mbi pagat e lojtarëve, fitimet fiktive të kapitalit dhe kontabilitetin e supozuar të rremë nga bardhezinjtë.
Nga ana e tij, Luciano Moggi, duke folur në Radio Kiss Kiss, parashikoi atë që ai mendon se do të jetë dënimi që do t’i shkaktohet klubit. Sipas tij, klubi bardhezi në fakt do të penalizohet. Por dënimi nuk do të jetë aq i ashpër sa shumë kërkojnë.
“Juve rrezikon më së shumti një ose dy pikë dënim. Por historia e rënies nga kategoria është një barsaletë!”, tha i sigurtë ish-drejtuesi juventin.
Pastaj, Moggi bëri disa batuta në lidhje me Agnellin dhe cështjen e vjetër të Calciopolit: “Agnelli? Familja është e veçantë dhe ata bëjnë luftë. Kur u largova unë, avokati i Juves negocioi për B-në, duke na fajësuar ne…”.
Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus pastaj lavdëroi Napolin, që shkatërroi bardhezinjtë në ndeshjen direkte.
“Pas të premtes i dërgova një mesazh De Laurentiis duke i dhënë atij urimet për fitoren. Por mbi të gjitha për mënyrën se si administron shoqërinë e tij”-tha ai.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




