Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Juventus “surprizon” tifozët, Dybala rinovon për Krishtlindje, ja sa do të përfitojë

Juventus “surprizon” tifozët, Dybala rinovon për

Paulo Dybala po kërkon prej shumë ekipeve, vecanërisht nga Liverpool, por Juventusi nuk ka ndërmend ta lëshojë.

Ai është kthyer në “idhullin” e tifozëve të Juventusit, të cilët vazhdimisht kanë këmbëngulur tek vazhdimësia e bashkëpunimit mes lojtarit dhe klubit, kontrata aktuale e të cilit përfundon në qershor.

Në më fund tifozët e “Zonjës së vjetër” mund të gëzojnë, teksa do të marrin edhe dhuratën më të mirë për fundvit.

Xhevahiri i skuadrës së tyre, Dybala mund të rinovojë për Krishtlindje, me zgjatjen e kontratës që do e bëjë deri në vitin 2026. Në ditët e ardhshme agjenti i Dybalas do të mbrrijë në Torino me Jorge Antun që do të diskutojë me drejtuesit e Juves detajet e fundit për rinovimin.

Paulo Dybala është pjesë e Juventusit që nga vera e vitit 2015-të kur la Palermon për t’u transferuar te bardhezinjtë për shifrën e 40 milionë eurove.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se argjentiansi do të fitojë 8 milionë euro në sezon, duke parashikuar 2 milionë euro shtesë si bonuse.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore