Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Juventus fitoi 9 tituj rresht të Seria A, vetëm një lojtar ka mundur t'i gëzojë të gjitha trofetë

Juventus fitoi 9 tituj rresht të Seria A, vetëm një lojtar ka

Giorgio Chiellini është i vetmi lojtar që ka fituar 9 sezone rresht me Juventusin. Qendër-mbrojtësi aktualisht është i dëmtuar, por kontributi i tij për rekordin e arritur është i pamohueshëm.

Që nga fillimi i dominimit të Serie A nga viti 2011-2012, Chiellini është i vetmi që të paktën ka marrë pjesë 1 herë në formacionin kryesor gjatë këtyre 9 viteve.

Këtë rekord mund ta kishin arritur edhe lojtarë të tjerë, por Andrea Barzagli u tërhoq verën e kaluar, Leonardo Bonucci shpenzoi një sezon tek Milan dhe Gianluigi Buffon gjithashtu me Parisin.

Por kapiteni i Juves, Chiellini, nuk ka lëvizur për asnjë moment e madje as i ka shkuar ndërmend një gjë e tillë. Së fundmi ai zgjeroi kontratën e tij deri më qershor të vitit që vjen, edhe pse mbush 36 vjeç muajin tjetër.

Ai ka grumbulluar 510 paraqitje me fanellën e Juves, duke shënuar 36 gola dhe dhënë 22 asiste. Përgjatë këtij rrugëtimi ka marrë 89 kartonë të verdhë dhe 5 të kuq.

Kabineti i trofeve të Chiellini-t gjithashtu përfshin 4 Kupa të Italisë, katër Super Kupa italiane si dhe një titull të Serie B në vitin 2006-2007.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore