Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Jose Mourinho flet si verdhekuq: U binda nga pasioni i tifozëve të Romës

Jose Mourinho flet si verdhekuq: U binda nga pasioni i tifozëve të

Josè Mourinho është tashmë një romanist i thekur. Portugezi shkroi një mesazh në Instagram, duke shfaqur dashurinë për ngjyrat verdhekuqe:

“Daje. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi të pranoja këtë detyrë dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm”.

Trajneri Portugez, i shkarkuar vetëm dy më parë nga presidenti i Tottenhamit, sqaron më tej se ishte bindur menjëherë nga biseda që kishte pasur me pronarët e Romës.

“Pasi u takova me Friedkin dhe Tiago Pinton, e kuptova menjëherë se sa e madhe është ambicia e këtij klubi. Kjo aspiratë dhe kjo lëvizje më kanë frymëzuar gjithmonë. Së bashku duam të ndërtojmë një rrugëtim fitues gjatë viteve që do të vijnë”.

“Special One” po pret me padurim nisjen e kësaj përvojë të re në Serinë A.

“Falënderoj familjen Friedkin, që më zgjodhi për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe që më bënë pjesë të vizionit të tyre”.

Vetëm dy ditë më parë Mourinho kishte dhënë një indicie për atë që do të befasonte tifozët e Romës dhe jo vetëm:

“Nëse një ditë do të më duhet të shkoj në Itali dhe të stërvit një klub rival të Interit, nuk do të mendoja dy herë.” Josè nuk e mendoi gjatë dhe i tha “po” Romës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore