Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Je arbitër i dobët!”, stadiumi bosh 'dënon' lojtarin me dy ndeshje skualifikim

“Je arbitër i dobët!”, stadiumi bosh

Stadiumet bosh nuk po i ndihmojnë aspak lojtarët që ofendojnë arbitrat. Tani që nuk ka zhurma në stadiume, arbitrat mund të dëgjojnë fare lehtë lojtarët që nuk mbajnë dot gojën.

Mesfushori i Bologna, Roberto Soriano është pezulluar me dy deshje në Serie A. Italo-gjermani ishte dëbuar në minutën e 57-të të ndeshjes së djeshme kundër Interit pasi i ishte drejtuar gjyqtarit me fjalët “Je i dobët”.

Pas ndeshjes, në bisedën e tij me drejtorin sportiv të Bologna, Pairetto u shpreh se fjalia që dëgjoi nga Soriano ishte pikërisht ajo.

Në mesin e lojtarëve të tjerë të dëbuar, u përcaktua një ditë skualifikimi për Bastonin e Interit dhe Carbonin e Cagliarit, i cili gjithashtu vuan një karton të verdhë.

Listës i shtohen De Ligt dhe Dybala të Juventus, Djuricic i Sassuolos, Izzo i Torinos dhe |Tachtsidis i Lecce.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore