Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Italia "shkon" në Botëror, zbulohet detaji i veçantë i sfidës hapëse në Katar

Italia "shkon" në Botëror, zbulohet detaji i

Do të ketë pak Itali në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, Katar 2022.

Italiani, Daniele Orsato është caktuar arbitri kryesor në sfidën e parë të këtij edicioni, Katar-Ekuador e cila do të luhet në stadiumin “Al Bayt”.

Kjo do të jetë një sfidë e veçantë edhe për vetë 46-vjeçarin, pasi kurrë më parë nuk kishte gjykuar në një kompeticion të tillë.

Orsato mori stemën e FIFA-s në vitin 2010 dhe punoi si ndihmës gjyqtar në sistemin VAR në Rusi 2018.

Gjithashtu, italiani ka gjykuar edhe finalen e UEFA Champions League në edicionin e 2020-së midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në Lisbonë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore