Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Italia 'ngec' me Holandën dhe humb kreun, Franca mposht Kroacinë, Danimarka bëri surprizën në Angli

Italia 'ngec' me Holandën dhe humb kreun, Franca mposht

Itali-Holandë ishte përballja më e fortë mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Europës, ku të “kaltrit” dhe “tulipanët” matën forcat në “Gewiss Stadium” të Bergamos, por në fund nuk pati fitues.

Pellegrini kaloi kombëtaren italiane në avantazh pas 16 minutash loje, por Holanda reagoi shpejt dhe pas 9 minutash Van de Beek riktheu barazimin. Loja vazhdoi thuajse e barabartë dhe me raste në të dyja portat, por deri në fund asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjejë golin e fitores.

Nga ky barazim përfitoi Polonia, e cila pasi mposhti 3-0 Bosnjën mori kreun e këtij grupi me 7 pikë, ndërsa Italia renditet e dyta me 6 pikë dhe Holanda e treta me 5 pikë.

Në ndeshjet e së mërkurës, Franca triumfoi në Kroaci 1-2, Danimarka bëri surprizën në Angli, duke fituar 0-1, ndërsa Kosova nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Greqisë.

Portugalia mposhti 3:0 Suedinë, ndërsa Turqi-Serbi u ndanë në "paqe".

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore