Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Ishte politikë”/ Lewandovski tregon pse u largua nga Bayern: Gjithçka ndodhi në javët e fundit

“Ishte politikë”/ Lewandovski tregon pse u largua nga Bayern:

Largim i Lewandovskit nga Bayern bëri shumë bujë edhe për shkak të polemikave mes lojtarit dhe klubit, të cilit deri në atë moment dukej se i kishte deklaruar “besnikëri të përjetshme”.

Kjo lëvizje ka ende mister rreth arsyeve që çuan në largimin e polakut nga gjermanët, teksa të dyja palët kanë ngritur akuza. Një ndër teoritë e ngritura ishte se bavarezët kërkonin afrimin e Erling Haaland, gjë që më pas u hodh poshtë, pasi norvegjezi u bashkua me Manchester City.

Në një intervistë për “ESPN”, 33-vjeçari që tashmë luan për Barcelonën e hodhi poshtë këtë gjë, ndërsa tha se mendoi largimin pasi pa se shumë gjëra nuk po shkoni tek Bayern.

“Vendimi për t’u larguar nuk ka të bëjë aspak me diçka të tillë. Disa njerëz nuk kanë thënë të vërtetën për mua dhe kjo shkaktoi probleme. Kishte shumë arsye që çuan në largimin tim. Kur e pashë se kishte gjëra që nuk shkonin mendova se ishte koha të largohesha nga Bajerni. Gjithçka ndodhi në javët e fundit, ishte më shumë politikë.”- sqaroi ai.

Klubi i Bajernit u përpoq të gjente argumentet për të më shitur në një klub tjetër. Ndoshta unë dhe fansat duhet ta pranonim këtë, edhe pse janë thënë shumë marrëzi dhe shumë gënjeshtra për mua”, tha sulmuesi i Barcelonës.

Megjithatë, Lewa ka shfajësuar ish-shokët e skuadrës dhe stafin, duke thënë se me ta ka marrëdhënie shumë të mira.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me shokët e mi, me ekipin teknik, me trajnerin… Do të më mungojnë. Nuk ishim vetëm miq në fushë, por edhe diçka më shumë”, shpjegoi ai. Me Bajernin një kapitull të mbyllur, Levandovski tashmë dëshiron të fokusohet te skuadra e tij e re.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore