
Ish-trajneri plas “bombën”: Vllaznia ia la ndeshjen Dinamos në 2002 dhe Tirana nuk e fitoi titullin
Astrit Hafizi tregon një prapaskenë që nuk është zbuluar dhe shpesh është përfolur deri më tani, por askush nuk ka guxuar ta thotë me zë të lartë.
Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, ish-trajneri i shquar i Kombëtares shqiptare tregon se kur ishte trajner i Vllaznisë në vitin 2002, disa nga lojtarët e skuadrës shkodrane, toleruan kundër Dinamos në ndeshjen e fundit të kampionatit, dhe blutë fituan duke i djegur shansin Tiranës që gjithashtu ishte në garëm për titullin.
A ju ka ndodhur ndonjëherë tjetër që të jeni i tradhtuar në profesionin e trajnerit?
Po, ka ndodhur edhe një herë tjetër dhe ndoshta ka qenë edhe më e rëndë. Më e pakapërdishme për mua. Jeta i ka këto dhe bota jonë e futbollit e njeh edhe këtë anë të errët.
Mund të na e thoni kur ka ndodhur?
Ka ndodhur në sezonin 2001-2002, kur Dinamoja fitoi titullin. Ndeshjen e fundit e kishte me ne dhe duhet të fitonte patjetër, sepse edhe me barazim, po të fitonte Tirana, e humbnin titullin dhe e fitonin bardheblutë.
Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes?
Gjatë ndeshjes disa lojtarë nuk u impenjuan sa duhet. Pati sjellje të çuditshme në momente kulmore. Dukej që kishin bërë marrëveshje me Dinamon në mënyrë “të nëndheshme”. U kuptua edhe gjatë lojës dhe, për fat të keq, na u desh të duronim të gjitha akuzat dhe dyshimet e opinionit publik se “e lamë ndeshjen”. Tirana ishte e para që na akuzoi, por e vërteta nuk ishte tamam ashtu. Aty vetëm disa lojtarë ishin të përfshirë në marrëveshje.
Mund të na i thoni emrat e atyre që dyshoni se nuk u impenjuan sa duhet kundër Dinamos?
Jo, mos ma kërkoni këtë. Ka kaluar shumë kohë. Nuk mendoj se ia vlen më.

Habit McGregor: Po mendoj të blej Manchester Unitedin
Historia e plotë >
Klopp e Guardiola sulmojnë Super Ligën: Janë vrarë kriteret bazë të sportit
Historia e plotë >
Pioli shmang komentet për Super Ligën dhe konfirmon objektivin e Milanit
Historia e plotë >
Efekti i Superligës, Ed Woodward jep dorëheqjen nga Man.United
Historia e plotë >
Bayerni një fitore larg titullit, mposht Leverkusenin për 13 minuta
Historia e plotë >
Uzuni shënon 2 gola dhe shpallet kampion Hungarie
Historia e plotë >
Presidenti i Juventus Andrea Agnelli jep dorëheqjen? Reagon klubi
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




