Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ish-lojtari i Tiranës ndëshkon kryeqytetasit/ Fitore dramatike e Vllaznisë në frymën e fundit

Ish-lojtari i Tiranës ndëshkon kryeqytetasit/ Fitore dramatike e

Plot 5 gola të shënuar dhe shumë spektakël si dhe momente paniku në fushën e lojës. Klasike dramatike ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës, e cila u vendos nga goli në minutën e 97-të nga ana e futbollistit Dunga, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Në fund ishin vendasit ata që shpërthyen në një festë të çmendur. Dunga ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe i siguroi 3 pikë të arta shkodranëve. Pas krosimit të Isaevskit, sulmuesi ka dërguar topin në rrjetë. 

Goli i parë u shënua nga Herald Marku i Vllaznisë që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi në avantazh shkodranët. 

Tirana barazoi pas një super aksioni të bardhebluve. Zgjait vetëm 3 minuta barspesha, teksa Herlad Marku, realizoi me një predhë nga distanca duke shtangur portierin bardheblu Bekaj.

Një gafë e portierit Zogoviç, i cili nuk e llogariti mirë daljen bëri që Sasraku të vendosë baraspeshën duke përfituar mjaft mirë nga dhurata e portierit të skuadrës shkodrane. 

Por në minutën e 97, Dunga vulosi fitoren për shkodranët. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore