Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ish-lojtari i kombëtares gjermane do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë (EMRI)

Ish-lojtari i kombëtares gjermane do të jetë trajneri i ri i

Vllaznia pak ditë pasi siguroi mbijetesën në Kategorinë Superiore, falë fitores ndaj Besëlidhjes në një ndeshje "play-out", ka nisur përgatitjet për edicionin e ri.

Drejtuesit e Vllaznisë mësohet se kanë arritur akordin me tranjerin e ri. Ai pritet të jetë kroati me pasaportë gjermane, Thomas Brdariç.

Gjatë karrierës së tij, Brdariç ka drejtuar gjithashtu ekipin e Shkëndijës së Tetovës.

Trajneri që pret të marrë drejtimin e Vllaznisë ka luajtur disa ndeshje me Kombëtaren gjermane nga 2002 deri më 2005.

Pas marrëveshjes, pritet thjesht zyrtarizimi i tij, në stolin kuqeblu. Hysen Dedja u emërua trajner i Vllaznisë në javët e fundit të këtij sezoni dhe pasi i suguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore, është larguar për t’i hapur rrugë një emri të huaj.

Ish-lojtari i kombëtares gjermane do të jetë trajneri i ri i

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore