Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ish-arbirtri i FIFA-s, Lorenc Jemini, zbulon sa paguhen për ndeshje gjyqtarët në Shqipëri

Ish-arbirtri i FIFA-s, Lorenc Jemini, zbulon sa paguhen për ndeshje

Në programin “Pasó” në Top Albania Radio  për këtë javë një interes të veçantë mori paga arbitrave shqiptarë.

Lorenc Jemini një ish arbitër i FIFA-s, tha se një gjyqtar kryesor futbolli paguhet për një ndeshje 40 mijë lekë.

Jemini tha se kjo është një pagë e pamjaftueshme për një arbitër i cili ka përgjegjësinë e mbarëvajtjes së garës dhe ndeshjeve në fushë. Sipas tij kjo pagë që merr sot një arbitër shqiptar është 100 fish më pak sesa një arbitër italian i futbollit në Serinë A.

Gjatë intervistës, ai propozon një pagë fikse mujore prej 50 mijë lekësh dhe bonuse për çdo ndeshje të arbitruar. Fondet për pagat e arbitrave duhet të grumbullohen nga kontributet e klubeve.

Por të gjitha këto mbeten për momentin në kuadër propozimesh publike pasi nuk ka asnjë nismë konkrete për rritjen e pagës së arbitrave, të cilët shpesh përfliten edhe si të përfshirë në ndikimin e rezultateve për interesa të klubeve, duke shtuar dyshimet për akte korruptive.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore