Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Isco drejt kalimit në Premier League, Everton shfaq interes për fantazistin

Isco drejt kalimit në Premier League, Everton shfaq interes për

E ardhmja e Isco vazhdon të mbetet në pikëpyetje te Real Madrid. Mesfushori i cili, këtë sezon është aktivizuar gjashtë here nga trajneri Carlo Ancelotti, duke realizuar vetëm një gol, mund të transferohet në kampionatin anglez, pasi për të ka shfaqur interes Evertoni.

Trajneri i anglezëve, Rafa Benitez kërkon një përforcim për merkaton e janarit dhe 29-vjeçari është futbollisti të cilin ai dëshiron të afrojë në skuadër menjëherë.

Isco është i lidhur me madrilenët deri në fund të sezonit dhe drejtuesit për të mos e humbur lojtarin me parametër zero, me shumë mundësi do ta lënë lojtarin të largohet që në Janar dhe Everton është klubi që po avancon në tratativat për ta marrë lojtarin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore