Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ironizoi vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, ish-futbollisti sulmohet nga tifozët

Ironizoi vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, ish-futbollisti sulmohet

Ish-futbollisti i Manchester City-t dhe West Hamit, Trevor Sinclair, aktualisht analist sportiv në stacionin radiofonik “TalkSPORT” ka marrë kritika të shumta nga tifozët e futbollit, që kërkojnë madje shkarkimin e tij nga puna, për një postim të pamenduar në Twitter për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II.

Ai postoi në rrjetin social një mesazh nëpërmjet të cilit u kërkonte njerëzve me ngjyrë (Black and Brown), se nuk duhet të vajtojnë për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, sepse “racizmi ishte i jashtëligjshëm në Angli në vitet ’60, por u lejua të lulëzonte, kështu që pse duhet të vajtojnë “zezakët”?!
Tweet-i i Sinclair erdhi menjëherë pasi Buckingham Palace njoftoi vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta II në moshën 96-vjeçare, të enjten në mbrëmje.

Tifozët nxituan ta kritikonin 49-vjeçarin dhe kërkuan që TalkSPORT ta shkarkojë ekspertin e futbollit. Sinclair e fshiu postimin, por tashmë gafa e tij është bërë virale në rrjet.

Ish-pronari i Crystal Palace dhe kolegu i Sinclair në TalkSPORT, Simon Jordan, u përgjigj shpejt duke thënë se postimi i tij në Twitter ishte i papërshtatshëm.

“Trev, nuk jam i sigurt se është një mendim i duhur, e lëre më ta postoj në Twitter. Vendi ka humbur një person shumë domethënës dhe respekti dhe vlera duhet të jenë ndjenjat mbizotëruese dhe jo përçarja!’

Një tjetër nga ish-koleget e Sinclair në TalkSPORT, Georgie Bingham, ishte po aq e hutuar nga Tweet-i i Sinclair. Ajo tha: Çfarë dreqin po mendon Trev?’/ Super Sport

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore