Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Interi fiton me përmbysje, Roma  i mbyll hesapet që në pjesën e parë, Sassuolo e para në klasifikim

Interi fiton me përmbysje, Roma  i mbyll hesapet që në

Ndeshjet e së dielës në kampionatin italian ishte fokusuar te ndeshja me Interit dhe Torinës. Zikaltërit e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, u surprizuan nga torinezët, duke pësuar dy gola nga miqtë.

Zaza në minutën e 47-të dhe Verdi dhe Ansaldi në 62-ën me anë të një penallti i vunë në presionin lojtarët e trajnerit Conte.  Shkëndija e parë u dha nga goli i Alexis Sanchez, i cili ngushtoi diferencën. Menjëherë Conte merr vendime për ndryshime në formacion ku fut Lautaro Martinez në vend të Gagliardini dhe Skriniar në vend të D'Ambrosio.

Dhe efekti u dha menjëherë, pasi dy minuta pas zëvendësimëve  erdhi goli i Lukakut në minutën e 67-të. Goli i avantazhit u shënua me penallti po nga Lukaku.  Në minutën e 90-të, Lautaro Martinez shënoi golin e katërt.

Inter ndodhet në vendin e pestë me 15 pikë tri pikë larg Sassuelos që për momentin është në vendin e parë. Në darkë luhet ndeshja mes Milanit dhe Napolit. Sa u përket ndeshjeve të tjera, Fiorentina u mund të në fushën e saj nga  Benenvento me rezultatin 0-1. Ndërsa mrekullia Sassuolo në këtë kampionati shënjestroi fitoren e radhës me Veronën, në fushën e veronezëve falë dy golave të shënuar nga  Boga dhe Berardi.

Roma me tre golat e shënuar në pjesën e parë i mbylli llogaritë me Parmën, një ekip modest për këtë sezon që nga tetë ndeshja ka marrë vetëm 8 pikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore