Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Interi dominon Juven, por fitorja vjen pas 120 minutash lojë

Interi dominon Juven, por fitorja vjen pas 120 minutash lojë

Interi dominoi gjithë takimin ndaj Juventusit, por për të ngritur Superkupën e Italisë iu deshën 120 minuta lojë.

Zikaltërit dhe bardhezinjtë u takuan në San Siro për të diskutuar trofeun e prapambetur nga sezoni i kaluar. Miqtë kaluan të parët në avantazh me McKennie në minutën e 25-të, ndërsa Interi barazoi 10 minuta më vonë me Martinez përmes një 11-metërshi.

Pas këtij momenti, Interi dominoi gjithë takimin, si përmes kontrollit të lojës, ashtu edhe për raste të krijuara për shënim, por 90 minutat nuk mjaftuan.

Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në minutën e 120 nga Sanchez, që shënoi atëherë kur të gjithë po mendonin se trofeu do të shkonte drejt 11-metërshave, ashtu siç kërkoi ta çonte Juventusi i Max Allegrit.

Fitorja ishte e merituar për zikaltërit, që dominuan në të gjitha aspektet ndaj Juventusit, që edhe në këtë takim tregoi problemet që e kanë shoqëruar në këtë sezon; mesfushën dhe sulmin thuajse inekzistente.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore