Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Interi bind / Fitore me përmbysje në Firence dhe vend i parë

Interi bind / Fitore me përmbysje në Firence dhe vend i parë

Interi fitoi me përmbysje në transfertën e vështirë ndaj Fiorentinës, duke bindur me rezultatin 3-1.

Zikaltërit e Simone Inzaghit u gjendën në disavantazh në minutën e 23, kur vendasit shënuan me Sottil dhe me këtë gol mbyllën pjesën e parë.

Interi e nisi vrullshëm pjesën e dytë dhe me dy gola të shënuar brenda tre minutave përmbysi gjithçka me Darmian në minutën e 52 dhe tre minuta më vonë me Dzekon.

Në minutën e 78 gjërat bëhen më të lehta për Interin, pasi Gonzalez nga Fiorentina ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha.

Rezultatin e vendosi Perisiç në minutën e 87. Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 13 pikëve, një më shumë se Napoli i vendit të dytë, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore