Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Inter shpërdoron tjetër rast, Bologna e shtang duke i përmbysur rezultatin

Inter shpërdoron tjetër rast, Bologna e shtang duke i përmbysur

Inter ka bërë një tjetër hap fals duke i shuar më shumë shpresat për një fitore të mundshme të Serie A e duke ia bërë më të lehtë Juventusit. 

Zikaltërit u shtangën nga një përmbysje e rezultatit nga Bologna në javën e 30-të të Serisë A.

Edhe pse kaluan në avantazh me Lukaku-n në minutën e 22-të, Inter nuk mundi të dyfishonte rezultatin pas një penaltie të humbur nga argjentinasi Lautaro Martinez. 

Por më së miri rastet u shfrytëzuan nga Bologna e cila është kundërpërgjigjur në të 64-ën, duke barazuar me Juwara dhe në minutën e 80-të realizuan golin e dytë me Barrow.

Kjo fitore ka ngjitur skuadrën e Mihajlovic nga vendi i 12-të në të 9-in, duke i çuar kuqeblutë vetëm pesë pikë larg zonës europiane të renditjes.

Inter ka shpërdoruar një rast për të shkuar një pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Lazio.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore