
Inter mposht me meritë Juventus, Ronaldo në hije (video)
Derbi i Italisë i së kësaj të diel i përket Interit. Zikaltërit kanë demonstruar nëndeshjen e mbrëmjes vlerat më të mira përballë një Juventusi që ishte hija e vet, edhe pse kishte mungesa të konsiderueshme.
Ronaldo nuk ishte në gjendje të tregonte se është njeriu që zgjidh ndeshjet, ndërsa zikaltërit u shfaqën dominues në të gjitha repartet. Interi shënoi dy gola në të gjithë ndeshjen, por nëse lojtarët e saj të ishin më potent në gjuajte dhe cinik rezultati mund të ishte të paktën 4 m 0.
Fillimisht Ronaldos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Ndërsa një minut më vonë në 12-ën vjen goli i Interit.
Goli i parë i Interit erdhi në pjesën e parë nga Artur Vidal pas një krosimi të Barella, ku kileni shënoi edhe golin e parë në këtë sezon. Lukaku dhe Lautaro kishin raste të arta për shënuar por euforia dhe goditjet tejet të dobëta bën që Interi ta mbyllë pjesën e parë me rezultatin minimal 1 me 0.
Pjesa e dytë nis me Juventus që synon të barazojë në mos përmbysje të rezultatit, por zikaltërit si një grup unik arrijnë të dyfishojnë rezulatin e kjo falë një gabimi të bardhezinje, Bastoni merr topin dhe ia pason Barella-s, i cili pasi ecën disa metra në zonë realizon një super gol duke mposhtur Sheznin.
Minuta e 53-të, Interi është i ccliruar dhe se pa Juventusi është një ekip që përherë duhet pasur frikë. Trajneri Pirlo bën tre ndërrime njëherësh. Fut Kulusevksin, Mc Kennie dhe Bernadeschi në vend të Ramsey, Frabotta dhe Rabiot.
Juve rrit presionin por pasur ndonjë rast të artë për të ngushtuar rezultatin e ndeshjes. Conte bën ndryshime te Inter, Largon Yong në 72-tën minutë dhe fut Darmian; heq Vidal dhe fut Gagliardinin në të 76. Ndërsa në të 86-tën largon Lautaro Martinez dhe fut Alexis Sanchez.
Jepen 5 minuta shtesë dhe vuajtje për Interin edhe pse nuk ishte e nevojshme, por që në fund arbitri bindet dhe e mbylle ndeshjen disa sekonda përpara përfundimit të shtesës.
Interi arrin një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari të rëndësishëm dhe tejet të fortë si Juventus. Tashmë zikaltërit barazojnë Milanin me 40 pikë, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak. Milan do të luajë të hënën me Kaljarin. Ndërsa Juventus pas shumë vitesh ndodhet larg vendit të parë. Aktualisht kanë 33 pikë dhe janë në vendin e pestë. Jo shumë larg betejës për titull.

E bujshme/ Skandali "Barcagate", arrestohet ish-Presidenti i Barcelonës
Historia e plotë >
Video/ Rikthehet Milan, Kessie e Rebiç mjaftojnë për të mposhtur Romën
Historia e plotë >

Video/ Inter mposht Genoan, sytë nga përballja Roma-Milan
Historia e plotë >


Kumbulla i gatshëm për Roma-Milan, Interi shpreson në një hap fals
Historia e plotë >
Super sfida Chelsea-United, formacionet dhe mungesat e dy ekipeve
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

