
Video/ Inter mposht Lazion dhe rrëzon Milanin nga "froni", Lukaku arrin rekordin personal
Interi mposht ekipi e Lazios dhe kjo fitore i jep dhe kryesimin e kampionatit. Një ndeshje vendimtare e së dielës mbrëma pasi zikaltërit kishin mundësinë e artë të parakalonin Milanin, pas humbjes së kuqezinjtë pësuan ndaj Specias.
Të vetëdijshëm përballë kësaj situate Interi nuk zhgënjeu dhe realizoi një super ndeshje dhe kjo falë një super Lukaku.
Goli do të vintë në minutën e 22-të falë një penalltie të fituar nga Lautaro Martinez.Dhe atë e konkretizon i përhershmi Lukaku. Do të jetë pikërisht sulmuesi belg që do të shënojë golin e dytë në minutën 45-të, duke dhënë kështu sinjale se vendi i parë do t'i takojë zikaltërve.
Pjesa e dytë nisë me një garanci më të madhe për zikaltërit dhe se më tepër ishin bardhekaltërit që kërkonin ndryshimin e kësaj situate. Lazio shkurton rezultatin në 2-1 me anë të Eskalante që gjuan nga një goditje dënimi dhe topi devijohet duke zënë në befasi portierin Handanoviç.
Interi do të vendoste hegjemoninë e vet pas tre minutash, ku në Lukaku shpërthen nga mesi i fushës pas një topi të dhënë nga Brozoviç. Ai parakalon mbrojtësin lacial dhe i pason topin Lautaros, duke e "falendëruar" për penalltinë e marrë në pjesën e parë.
Me këtë fitore, Interi kap kreun e klasifikimit me 50 pikë dhe Milani ndodhet në vendin e dytë me 49 pikë.
Lukaku ngjiten në shifrën e 300 golave zyrtarë në karrierë. Një arritje super për 27-vjeçarin, i cili mbërrin Cristiano Ronaldon në krye të golashënuesve të Serie A (nga 16 gola).

Video/ United mposht Cityn dhe i jep fund rekordit, Solskjaer në delir
Historia e plotë >

Video/ Liverpool zhytet në krizë, Milan dhe Roma fitojnë
Historia e plotë >

Pas 10 vitesh, Rangers fitojnë kampionatin skocez
Historia e plotë >
Dita e dy derbeve në Angli dhe Spanjë
Historia e plotë >
Vetëm 18 vjeç dhe shënon golin e parë dhe i siguron fitoren Barcelonës
Historia e plotë >
Pas gabimit, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sekuestrimi i 16 mijë kile heroinë, si funksionon linja e trafikut të dr...
Historia e plotë >
Përçahet Nisma Thurje/ Shabani e promovoi një muaj më parë, doktori i nj...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >