
Inter-Juve/ Lippi flet për defektet e 2 ekipeve: Pirlo e Conte si djemtë e mi, por një tjetër më ngjan
Të dielën luhet ajo që quhet si derbi i Italisë, ndeshja mes Interit dhe Juventus. Sfida shihet si vendimtare, pasi nëse bardhezinjtë fitojnë ndaj zikaltërve futen në garën për titullin kampion, ku deri më tani Milani kryeson me 40 pikë.
Interi në vend të dytë ka 37 pikë, ndërsa Juve në vendin e katërt me 33 pikë. Për këtë super ndeshje ka folur Marcello Lippi, ish-trajneri i Interit dhe Juventusit. Duke folur për Tuttosport, Lipi përshkroi ndjenjat e tij në funksion të ndeshjes së planifikuar për të Dielën në mbrëmje në stadiumin San Siro.
Këtu janë fjalët e tij mbi sfidën midis ish-futbollistëve të tij. "Shumë nga lojtarët e mi janë bërë trajnerë, kjo më bën të ndihem krenar dhe ... i moshuar. Më duket se jemi 14 nga 23 të ekipit kampion bote 2006. Dhe pastaj janë Zidane, Deschamps, Paulo Sousa , Montero. Në menaxhimin e marrëdhënieve me ekipin e identifikoj me Gattuso. Ai ka një mënyrë për të bërë atë që unë kam pasur gjithmonë. Gattuso nuk është thjesht zemërim konkurrues, ai është dikush që di të organizojë skuadrat e tij, t'i menaxhojë ato”.
Lippi vazhdon të flasë për duelin Pirlo-Conte: "Ata janë dy djem me inteligjencë të madhe, gjithmonë shumë të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh rreth tyre, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Dy që e kuptojnë futbollin dhe për këtë arsye mund ta shpjegojnë dhe mësojnë atë" .
Ish-trajneri Lippi flet dhe për defektet e Interit dhe Juves. “Anjelët kanë pasur gjithmonë figura të mëdha dhe Andrea i tillë është. Buffon ka një të ardhme si një menaxher i shkëlqyeshëm, por ai ende e shijon atë. Ndeshja e së Dielës? Do të jetë vetëm vendimtare në nivelin psikologjik. Defektet e Interit dhe Juves? Ndoshta ata të dy janë shumë të varur nga vetëm një person, Lukaku në njërën anë, Ronaldo në anën tjetër "..


I grisi kartonin gjyqtarit, ja sa u dënua futbollisti shqiptar
Historia e plotë >


Gjendet i vdekur në një liqen babai i futbollistit të Liverpulit (FOTO)
Historia e plotë >
“Kjo është vetëvrasje, nëse flas UEFA më dënon 2 muaj"
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash

COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >