Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Iniesta jep lajmin e madh: Xavi është gati për stolin e Barcelonës

Iniesta jep lajmin e madh: Xavi është gati për stolin e

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, ka pohuar se bashkëlojtari i tij dikur te Barcelona dhe legjendë e klubit po ashtu, Xavi Hernandez është gati të ulet në stolin e katalanasve.

Barcelona nuk është duke kaluar një moment të mirë me Ronald Koeman, teksa dje barazuan me Granadan.

Me ekipin momental dhe mënyrën si janë duke zhvilluar ndeshjet, gjasat që të fitojnë trofe këtë edicion janë vërtet të ulëta.

Sidoqoftë, Iniesta mendon se Xavi është gati ta zëvendësojë Koemanin në stolin e Barcelonës.

“Xavi Hernandez gati për Barcelonën? Mendoj që po. Nëse më pyesni, unë e imagjinoj Xavin në stolin e Barcelonës”.

“Mbi të gjitha sepse është përgatitur dhe stërvitur që të jetë i Barcelonës. Ka besimin për të marrë këtë sfidë”, deklaroi ai për Goal.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore