
Infektimi i francezit Pavard, ekipi i Bayern rrezikon karantinën e plotë
Koronavirusi shkakton telashe te Bayerni i Mynihut. Sipas “Sportschau”, pas infektimit me COVID-19 të Benjamin Pavard, e gjithë skuadra e Bayernit mund të futet në karantinë. Departamenti shëndetësor në Bavari, po studion mundësinë e marrjes së masave për izolimin e të gjithë futbollistëve që drejtohen nga Hansi Flick.
Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë të drejtë të vendosin në karantinë një ndërmarrje apo shoqëri, në varësi të respektimit të rregullave të parashikuara në protokoll, shkruan supersport. Masat e nevojshme merren në bazë të rezultateve të hetimeve. Për rastin në fjalë, pra të Bayernit, hetimet vijojnë.
Bavarezët luajnë këtë të shtunë kundër Eintrachtit të Frnakfurtit, më pas i pret transferta me Lazion në Champions League. Hetimet do të zbulojnë nëse lojtari i infektuar, në këtë rast Pavard, ka patur kontakte me futbollistët e tjerë të Bayernit. Para francezit rezultoi pozitiv Thomas Muller, ndërsa më herët Goretzka dhe Javi Martinez, tashmë të shëruar.
Imazhet e festës së Botërorit të Klubeve, në të cilën Muller nuk ishte i pranishëm, tregojnë Pavardin duke puthur kupën dhe në kontakt të ngushtë me pjesën tjetër të ekipit. Vijimi i festës në dhomat e zhveshjes tregon që janë anashkaluar të gjitha masat parandaluese. Në orët në vazhdim, autoritetet shëndetësore do të vendosin nëse është rasti për të karantinuar të gjithë ekipin bavarez.

Video/ United mposht Cityn dhe i jep fund rekordit, Solskjaer në delir
Historia e plotë >

Video/ Liverpool zhytet në krizë, Milan dhe Roma fitojnë
Historia e plotë >

Pas 10 vitesh, Rangers fitojnë kampionatin skocez
Historia e plotë >
Dita e dy derbeve në Angli dhe Spanjë
Historia e plotë >
Vetëm 18 vjeç dhe shënon golin e parë dhe i siguron fitoren Barcelonës
Historia e plotë >
Pas gabimit, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sekuestrimi i 16 mijë kile heroinë, si funksionon linja e trafikut të dr...
Historia e plotë >
Përçahet Nisma Thurje/ Shabani e promovoi një muaj më parë, doktori i nj...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >