Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Ike si mercenar, s’mund të rikthehesh si hero!”. Jo të gjithë e mirëpritën Buffon te Parma

“Ike si mercenar, s’mund të rikthehesh si hero!”. Jo

Rikthimin e Gigi Buffon te Parma jo të gjithë e pritën me gëzim. Tifozët me kujtesën e fortë në “Tardini” s’e harrojnë largimin e tij 20 vite më parë.

“Ike si mercenar, nuk mund të kthehesh si hero. Ndero fanelën!”, thuhet në një strishë të vendosur pranë kompleksit stërvitor të klubit.

Buffon dhe Parma njoftuan ditën e enjte dakordësinë dhe firmosjen e kontratës, që e rikthen legjendën e portës së Juventusit dhe Italisë aty ku nisi gjithçka.

Megjithatë, në ndryshim nga 20 vite më parë, Parma që gjen Buffon ka ndryshuar. Ajo do të luajë sezonin e ardhshëm në Serinë B, ndërsa prej vitesh po përpiqet që të tejkalojë vështirësitë financiare që kulmuan me skandalin e Parmalat në 2007 dhe falimentimin në 2015-ën.

“Ike si mercenar, s’mund të rikthehesh si hero!”. Jo

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore